Ishte dënuar me 4 vjet e 7 muaj burg, arrestohet në Qerret 41-vjeçari

Publikuar më: 1/4/2023, ora 10:22
Screenshot 3 1 1220x720

Ishte dënuar me 4 vjet e 7 muaj burg, arrestohet në Qerret 41-vjeçari

Publikuar më: 1/4/2023, ora 10:22

Policia ka vënë në pranga Erland Helshanin, 41 vjeç, banues në Kavajë, i cili rezulton i dënuar me 4 vjet e 7 muaj burgim, për prodhim dhe shitje të narkotikëve.     

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të shtetasve të shpallur në kërkim, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Qerreti”. 

Si rezultat i këtij operacioni, në Qerret, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim Erland Helshani, 41 vjeç, banues në Kavajë.   

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Kavajë e ka dënuar këtë shtetas, me 4 vjet e 7 muaj burgim, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, njofton policia.