“Nuk u frikësova, jam ende gjallë”, Papa del nga spitali

Publikuar më: 1/4/2023, ora 12:17
papa franceskuu 1193x720

“Nuk u frikësova, jam ende gjallë”, Papa del nga spitali

Publikuar më: 1/4/2023, ora 12:17

Papa Françesku ka lënë ambientet e spitalit për t’u rikthyer në Vatikan këtë të shtunë, pasi u trajtua për bronkit.

“Nuk u frikësova, jam ende gjallë”, u tha ai gazetarëve, ndërsa largohej. Papa Françesku, 86 vjeç, u dërgua në spital tre ditë më parë, pasi po përjetonte vështirësi në frymëmarrje.

Ekipi i tij mjekësor tha se ai i është përgjigjur mirë një infuzioni të antibiotikëve. Papa, i cili shënoi 10 vjetorin në krye të kishës katolike romane, pritej të merrte pjesë në shërbimin e kësaj fundjave për të Dielën e Palmës – një ngjarje e madhe në kalendarin e Kishës që nis festimet e javës së Pashkëve.