Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

SHBA bën parashikimin e zymtë për largimin e rusëve nga Ukraina, ndërsa bombardimet vijojnë

Nga A2 CNN
1 Prill 2023, 08:44 | Bota
SHBA bën parashikimin e zymtë për largimin e rusëve nga

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë thënë se nuk ka asnjë mundësi që ushtria ruse të largohet nga territori i Ukrainës të paktën deri në fund të këtij viti.

“Ukraina nuk ka mundësi të largojë të gjitha forcat ruse nga territori i saj këtë vit. Nuk mendoj se kjo mund të ndodhë në një afat kohor të shkurtër. Kjo është një detyrë shumë-shumë e vështirë ushtarake. Bëhet fjalë për rreth 200 mijë rusë që ndodhen ende në Ukrainën e pushtuar”, është shprehur gjenerali i ushtrisë amerikane, Mark Milley dhe shefi i Pentagonit në një intervistë për “Defense One”.

Ndërkohë, Milley shtoi se Rusia ka dështuar nga pikëpamja strategjike dhe operacionale dhe tani është duke dështuar edhe nga pikëpamja taktike.

Ndërsa në terren bombardimet vijojnë. Kievi zyrtar ka raportuar se të paktën 3 civilë kanë mbetur të vdekur vetëm gjatë orëve të fundit në Kherson, i cili është sulmuar të paktën në 5 raste vetëm ditën e premte.

A2 CNN Livestream

Dita jonë