Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Akuzat ndaj Trump, prokurori: Nuk do t’i normalizojmë sjelljet kriminale, pavarësisht se kush i kryen

Nga A2 CNN
4 Prill 2023, 22:48 | Bota
Akuzat ndaj Trump, prokurori: Nuk do t’i normalizojmë sjelljet

Prokurori i Manhatanit, Alvin Bragg është duke mbajtur një konferencë për mediat pas komunikimit të akuzave ndaj ish-presidentit amerikan Donald Trump. Ky i fundit, u deklaruar i pafajshëm për 34 akuza penale.

Ndër të tjera, prokurori i çështjes theksoi se sjelljet kriminale nuk do të normalizohen, pavarësisht nga kush kryen.

"Sipas ligjit të shtetit të Nju Jorkut, është një krim të falsifikosh të dhënat e biznesit me qëllim mashtrimin dhe qëllimin për të fshehur një krim tjetër. Kjo është pikërisht ajo që ka të bëjë me këtë rast: 34 deklarata të rreme të bëra për të mbuluar krime të tjera. Këto konsiderohen krime të rënda në shtetin e Nju Jorkut,” u shpreh ai.

Ashtu siç thuhet edhe në aktakuzë, prokurorët përshkruajnë një skemë “catch and kill” për të hequr nga qarkullimi informacione negative rreth Donald Trump për të mos dëmtuar fushatën e tij presidenciale në vitin 2016.

Bragg vuri po ashtu në dukje se dy palë të përfshira në skemë kanë "pranuar tashmë se kanë kryer sjellje të paligjshme në lidhje me skemën".

Këto palë janë ish-avokati i Trump, Michael Cohen, i cili përshkruhet në aktakuzë si "Avokati A" dhe American Media Inc., pronari i tabloidit National Enquirer. Më konkretisht, AMI pranon se ka bërë një pagesë drejt një burimi lajmi për t’u siguruar që ky i fundit nuk do të publikojë “akuza të dëmshme për Trump” para zgjedhjeve të 2016.

Prokurorët e Manhattan-it thonë po ashtu se disa çeqe kanë ardhur drejtpërdrejt nga llogaria bankare e Donald Trump – avokatit të tij të atëhershëm Michael Cohen.

Ata pretendojnë se këto ishin maskuar si pagesa të avokatëve kur në fakt nuk ishin.

“Çdo çek është përpunuar nga Organizata Trump, dhe çdo çek është maskuar si pagesë për shërbimet ligjore të kryera në një muaj të caktuar të vitit 2017 në bazë të një marrëveshjeje.”

A2 CNN Livestream

Dita jonë