
Firmoset marrëveshja: Manchester City me akademi futbolli në Durrës
Kryeministri Edi Rama ka publikuar në profilin e tij në rrjetet sociale foto të momentit të nënshkrimit të marrëveshjes, sipas të cilës, akademia e klubit të Manchester City dhe shkolla e tij futbollit për fëmijët do të kenë në Durrës kampusin e tyre për rajonin.
Përbri fotove, Rama shkruan se, sapo ka nisur kapitulli i ri i një historie miqësie e ardhmërie, në një rrugë të përbashkët suksesi me miqtë tanë të paçmuar të Emirateve të Bashkuara.
“Yeessss… Akademia e klubit të Manchester City dhe shkolla e tij futbollit për fëmijët do të kenë në Durrës kampusin e tyre për rajonin.
Sapo ka nisur kapitulli i ri i një historie miqësie e ardhmërie, në një rrugë të përbashkët suksesi me miqtë tanë të paçmuar të Emirateve të Bashkuara, falë mbështetjes së të cilëve Shqipëria hyn edhe në hartën prestigjioze të CITY FOOTBALL GROUP, bashkë me Anglinë, Spanjën, Francën, Italinë, Belgjikën, SHBA, Australinë, Brazilin, Uruguain, Japoninë, Indinë dhe Kinën.”
Kryeministri Rama në Facebook