Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Vrasës “importi”, rastet kur në Shqipëri u kontraktuan ekzekutorë të huaj

Nga A2 CNN
27 Prill 2023, 16:19 | Kronikë
Vrasës “importi”, rastet kur në Shqipëri u

Masakra e trefishtë që ndodhi në kryeqytet pasditen e 27 majit në vitin 2015, nxori për herë të parë në pah se bandat kriminale në vend kanë arritur nivele të tilla që mund të paguajnë edhe vrasës të huaj për të ekzekutuar përfaqësues rivalë të bandave shqiptare.

Në ditën që Tirana ishte e blinduar nga masat e policisë për vizitën e presidentit serb, në krahun tjetër të bulevardit, në afërsi të Fakultetit të Shkencave të Natyrës, Salvatore Letizia e Besnik Sulku sulmuan me armë automjetin që lëvizte Mentor Lufi dhe Gerti Goxhaj. Të shtënat ishin fatale për viktimat, por edhe për ideatorin e atentatit Sulku, i cili u qëllua për vdekje nga nipërit e viktimave.

Veç ngjarjes së rëndë që kishte si motiv hakmarrjen, ajo që bëri përshtypje ishte italiani Letizzia, i cili u arrestua pak minuta më pas. Sipas mediave italiane, Letizia përshkruhej si një vrasës gjakftohtë, ndërsa ishte pjesë e klaneve të Camorras duke u bërë i pari vrasës që kontraktohej në eliminimin e shqiptarëve. Por emri i Letizzias, i cili u dënua me burgim të përjetshëm shumë shpejt u zëvendësua nga një tjetër vrasës me pagesë kësaj herë ish-pjesë e Forcave Speciale Greke. Efthimio Efthimiu u dënua me burgim të përjetshëm për vrasjen e Devi Kasmit mbrëmjen e 29 janarit 2018 pak larg nga banesa e tij në rrugën “Kongresi i Manastirit” në Tiranë.

Veç vrasjes së Kasmit u dyshua se dy vite më parë ish-pjesëtari i Forcave Special qëlloi me snajper dhe ndaj Nelgert Patës. Për ngjarjen në rrugën e Kavajës 34-vjeçari shpëtoi, por u vra pak kohë më pas në afërsi të qytetit të Fierit ngjarje e cila vijon të jetë pa autor.

Veç Italisë e Greqisë, të cilat kanë importuar vrasës me pagesë tashmë në listë janë dhe Britania e madhe apo dhe Portugalia. Ekzekutimi i biznesmenit Nikulaj nxori në dritë se 5 britanikë mes tyre një shqiptar me pasaportë angleze dhe një portugez eliminuan një shqiptar sërish për motive gjakmarrjeje. 

https://a2news.com/2023/04/27/vrasja-e-nikulajt-deshmia-e-nje-vajze-thelbesore-per-zbardhjen-e-ngjarjes-portugezi-pershendeste-ne-shqip-banoret-e-zones/
https://a2news.com/2023/04/27/gjendet-motori-qe-perdori-vrasesi-i-ardian-nikulajt-shume-prane-baneses-se-porositesit/

A2 CNN Livestream

Dita jonë