Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 100%
  • Zonat malore 0%
  • Qendrat historike 0%

Vrasja e Ardian Nikulajt, arrestohen 3 prej autorëve të dyshuar

Nga A2 CNN
29 Prill 2023, 12:37 | Kronikë
Vrasja e Ardian Nikulajt, arrestohen 3 prej autorëve të dyshuar

Tre persona, të dyshuar si autorë të vrasjes së biznesmenit Ardian Nikulaj në Shëngjin javën e kaluar, janë arrestuar në Angli.

Policia e Shtetit njoftoi se policia britanike mundi të lokalizojë në Londër, të kapë dhe të vërë në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Shqipërisë, 3 prej shtetasve të shpallur në kërkim, konkretisht shtetasit Edmond Haxhia, Stephen Hunt dhe Thomas Mithan.

Ndërkohë, Policia e Shtetit vijon intensivisht punën, në bashkëpunim të ngushtë me partnerët për lokalizimin dhe kapjen e personave të tjerë të shpallur në kërkim në lidhje me ngjarjen.

Si ndodhi vrasja?

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e 19 prillit, ku autori qëlloi me 7 plumba mbi Ardian Nikulaj, teksa ky i fundit ishte i ulur në lokalin e tij, ndërsa më pak u largua me motor. Nga të dhënat e fundit, dyshohet që autori mund të jetë larguar në drejtim të paditur me makinën “Land Rover Defender”.

Nikulaj njihej si një biznesmen ndërtimi në zonë, ndërsa ka qenë edhe kandidat për deputet në zgjedhjet e vitit 2021. 

Ekzekutori i 51-vjeçarit, i cili dyshohet se është portugezi Ruben Saravia, pasi kreu vrasjen është larguar nga vendi i ngjarjes dhe ka humbur gjurmët në Gjadër, pranë fshatit ku banonte familja Haxhia që dyshohet se e ka strehuar dhe e ka ndihmuar.

Portugezi ka furnizuar motorin e tij në një pikë karburanti në superstradën Lezhë-Shkodër. Kjo është zbuluar pas këqyrjes së kamerave të sigurisë dhe policia ka shoqëruar pyetur punonjësin e karburantit i cili ka komunikuar me drejtuesin e motorit.

Ai ka qenë i kamufluar me të njëjtat rroba dhe ka folur në gjuhë të huaj në momentin kur ka kërkuar për të furnizuar mjetin dhe më pas është larguar. Motomjeti dyshohet të jetë blerë nga një vajzë në qytetin e Shkodrës, por për shkak të sekretit hetimor nuk jepen detaje.

Diçka e tillë pritet të ndihmojë hetuesit për të shkuar në gjurmët e autorit. Policia është rikthyer sërish në zonën e Gjadrit dhe Kakarriqit, duke bërë kontrolle në disa banesa në kërkim të gjurmëve të autorit. Kryesisht kontrollet janë përqendruar në banesat e disa personave të cilët kanë lidhje me fisin Lekstakaj.

https://a2news.com/2023/04/28/makina-i-tradhtoi-haxhia-dhe-saraiva-lane-faturat-e-ushqimeve-ne-automjet/
https://a2news.com/2023/04/27/vrases-importi-rastet-kur-ne-shqiperi-u-kontraktuan-ekzekutore-te-huaj/

A2 CNN Livestream

Dita jonë