14 mln vende pune do të humbasin në 5 vite! Robotët do të na zëvendësojnë

Nga A2 CNN
1 Maj 2023, 13:34 | Bota
14 mln vende pune do të humbasin në 5 vite! Robotët do të na

Lëkundje të forta do të tronditin tregun e punës gjatë 5 viteve të ardhshme, ndërsa ekonomia dobësohet dhe kompanitë përshtaten me teknologjitë, të tilla si Inteligjenca Artificiale.

Zbulimi erdhi nga Forumi Ekonomik Botëror, i cili të dielën publikoi një raport bazuar në të dhënat e më shumë se 800 kompanive. Forumi i cili organizon çdo vit një mbledhje të udhëheqësve botërorë në Davos të Zvicrës, ka arritur në përfundimin se punëdhënësit pritet të krijojnë 69 milionë vende të reja pune deri në vitin 2027 dhe të eliminojnë 83 milionë pozicione. 

Kjo do të rezultojë në humbjen neto të 14 milionë vendeve të punës, ekuivalente e 2% të punësimit aktual. Shumë faktorë do të nxisin lëvizjet e forta në treg gjatë kësaj periudhe. Tranzicioni drejt sistemeve të energjisë së rinovueshme do të jetë një motor i fuqishëm për gjenerimin e vendeve të punës, ndërsa rritja më e ngadaltë ekonomike dhe inflacioni i lartë do të sjellë humbjet e vendeve të punës.

Sakaq, nxitimi për të integruar inteligjencën artificiale do të shërbejë si forcë pozitive dhe negative njëkohësisht. Kompanitë do të kenë nevojë për punonjës të rinj për t’i ndihmuar në implementimin dhe menaxhimin e pajisjeve të Inteligjencës Artificiale.

Në të njëjtën kohë, përhapja e shpejtë e Inteligjencës Artificiale do të vë në rrezik shumë pozicione, teksa robotët do të zëvendësojnë njerëzit në disa raste.

Parashikohet që deri në 2027 do të ketë 26 milionë vende pune më pak për ruajtjen e të dhënave dhe ato administrative. Humbjet më të mëdha pritet të jenë mes nëpunësve të regjistrimit të të dhënave dhe sekretarëve.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi