Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

477 fëmijë të vrarë në Ukrainë, dëmet e tjera të pallogaritshme

Nga A2 CNN
1 Maj 2023, 08:31 | Bota
477 fëmijë të vrarë në Ukrainë, dëmet e tjera

Numri i fëmijëve që kanë humbur jetën nga bombardimet ruse në Ukrainë është rritur në 477. Këtë njoftoi Prokuroria e Kievit, sipas të cilës 955 të mitur janë plagosur që nga nisja e të ashtuquajturit operacion special në shkurtin e vitit të kaluar.

"Deri më sot, në Ukrainë janë prekur më shumë se 1432 fëmijë si pasojë e agresionit të Rusisë. Sipas informacioneve zyrtare, 477 fëmijë janë vrarë dhe mbi 955 janë plagosur", thuhet në raportin e Prokurorisë, e cila nënvizon se të dhënat nuk janë të plota.

Vetëm të premten, 6 fëmijë humbën jetën në një ndërtesë të goditur nga një raketë në Uman dhe një dyvjeçare u vra në një sulm në Dnipro.

Por sulmet nuk kanë munguar as gjatë natës që lamë pas. Një civil u vra dhe një tjetër u plagos gjatë bombardimeve ruse të lagjeve të banuara në rajonin Kherson të Ukrainës jugore, ndërkohë që sulmet nuk munguan as në qytetin e Nikopolit në rajonin Dnipropetrovsk në lindje të vendit ku raportohen vetëm dëme në godina dhe jo humbje jete.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu