Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Gara për Krujën, Artur Bushi apo Agron Loka? Sfidat e kryebashkiakut pas 14 majit

Nga A2 CNN
1 Maj 2023, 22:21 | Politikë
Gara për Krujën, Artur Bushi apo Agron Loka? Sfidat e kryebashkiakut

Në veriun e Shqipërisë së mesme, gjejmë Krujën e historisë e të traditës, me një reliev të larmishëm në sipërfaqen prej 339 km2, i cili ngrihet deri në dy vargmalet e Skënderbeut dhe atij Krujë-Dajt.

Në regjistrin e gjendjes civile numërohen rreth 79 mijë e 600 banorë, me rreth 60 mijë votues. Kjo bashki përbëhet nga 6 njësitë administrative Krujë, Fushë-Krujë, Bubq, Nikël, Thumanë dhe Cudhi. Dy janë qytetet dhe në total numërohen 50 fshatra dhe për drejtimin e bashkisë përballen kryebashkiaku aktual, socialisti Artur Bushi dhe opozitari i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Agron Loka.

Kruja e Skënderbeut dhe historisë së lavdishme është një prej aktraksionve më të mëdha turistike në Shqipëri. Muzeu historik dhe ai etnografik presin çdo ditë vizitorë vendas dhe të huaj që kalojnë përmes pazarit të famshëm qindravjeçar. Por, problematikat kryesore edhe në këtë bashki janë papunësia, largimi i të rinjve, niveli i lartë i varfërisë dhe infrastruktura. 

Ne i kontaktuam të dy kandidatët për alternativat e tyre. Kryebashkiaku në detyrë, Artur Bushi, nuk pranoi të dilte në media, teksa i tha A2 CNN se do të vazhdojë projektet për Krujën dhe se i ka të gjitha ditët e zëna me takime të planifikuara deri më 13 maj.

Rivali i tij Agron Loka theksoi si prioritet mbështetjen e turizmit historik që të mos jetë vetëm disaorësh, turizimit shpirtëror ne Sarisalltikun e famshëm të malit të Krujës, por edhe turizmit malor.

Problematika aktuale lidhet me mungesën e Unazës që mbingarkon trafikun që në Fushë-Krujë dhe nevojës për akomodimin e vizitorëve në qytet. Kruja ndërkohë ka një ujësjellës të ri, por, sipas kandidatit të opozitës, jemi përsëri në kushtet e premtimit për 24 orë ujë.

Për bizneset ai thotë se taksën vendore do ta ulë në minimumin e mundshëm dhe do të krijohen lehtësi edhe për ato që punësojnë të rinj. 

Ajo prej të cilës Kruja ende vuan, sipas Lokës, janë guroret: “Kruja është shndërruar në gurore të madhe sepse shfrytëzohen pa kriter”.

Kruja ishte një nga zonat ku tërmeti shkaktoi tragjedi të rënda 26 nëntorin e vitit 2019, veçanërisht në Thumanë, e cila sot është e rindërtuar. Opozita beson se ka ende shumë për t’u bërë, për shkak se ka ende familje që nuk gëzojnë shtëpitë e tyre. 

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli