Ardhja e teknologjive të reja, fillimisht disqet, më pas MP3 dhe në fund celularët (me aplikacionet e tyre muzikore përkatëse, si YouTube ose Spotify) kanë bërë që të harrohen kasetat.
Por, nëse i keni ruajtur nëpër rafte, sot ato kaseta mund t’ju bëjnë të pasur sepse gjithmonë ka koleksionistë të gatshëm të paguajnë shumë para për një kasetë të vjetër me vlerë të lartë. Cilat janë këto kaseta?
Në fotogalerinë e mësipërme njihuni me to. (A2 Televizion)
“Geidi Primes”, nga Grimes. Kjo kasetë është prodhim i limituar, pasi janë prodhuar vetëm 30 njësi. Ato mbajnë firmën dhe disa vizatime të artistit. Ka njerëz që mund të paguajnë më shumë se 63 mijë euro për njërën prej tyre.
“Just Push Play”, nga Aerosmith. Kjo kasetë e grupit rok amerikan mund të shitet për më shumë se 45 400 euro nëse në kopertinën e kasetës nuk figuron fjala “Play” dhe nuk është hapur.
“Demo 1994”, nga Mörk Gryning. Meqenëse kjo kasetë përfshin dy këngë të regjistrimit origjinal, disa fansa mund të paguajnë më shumë se 25 000 euro për një nga ato kopje.
"The World Tomorrow Programme: Preparing Christ’s Way", nga Herbert W. Armstrong. Disa koleksionistë paguajnë deri në 17 000 euro për një nga këto kaseta, pasi ato përfshijnë muzikë nga Programi Bota e Nesërme.
“Xero”, nga Xero. I lëshuar në vitin 1997, kjo kasetë e rrallë ishte materiali i parë i regjistruar nga grupi Xero, i cili më vonë ndryshoi emrin në Hybrid Theory dhe sot njihen si Linkin Park. Çmimi i saj është rreth 4100 euro.
“The Versace Experience 1995”, nga The Artist. Muzika në këtë kasetë u luajt vetëm gjatë shfaqjes së modës Versace, të organizuar në vitin 1995, në Paris. Përmbajtja dhe materiali i pabotuar i tij bën që çmimi të rritet në 4500 euro.
“Untieddiaries 1979-87”. Kjo kasetë përmban muzikë elektronike dhe rock. I botuar në vitin 1987 në Mbretërinë e Bashkuar, çmimi më i lartë i paguar për këtë kasetë ka qenë 2093 euro, megjithëse është shitur edhe për 1820 euro.