Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Binomi banane-kokainë, sekuestrohet sasia e madhe në Portugali

Nga A2 CNN
3 Maj 2023, 08:45 | Bota
Binomi banane-kokainë, sekuestrohet sasia e madhe në Portugali

Një sasi e madhe më lëndë narkotike e llojit kokainë, është sekuestruar një ditë më parë nga policia portugeze në portin e Setubalit.

Sipas të dhënave paraprake, lënda narkotike ishte fshehur në një ngarkesë me banane që vinte nga Kolumbia.

Nga verifikimet, rezultoi se bëhej fjalë për një sasi prej 4.2 tonësh kokainë e pastër, e cila kishte si destinacion Europën dhe pritej të arrinte në treg një vlerë prej 100 milionë eurosh.

Autoritetet portugeze deklaruan se kjo ishte një ndër sasitë më të mëdha të kokainës së kapur ndonjëherë në vend, teksa falënderuan dhe vendet partnere për bashkëpunimin. Deri në këto momente, nuk ka asnjë person të arrestuar.

Fshehja e kokainës në ngarkesat me fruta ekzotike tashmë është një nga rrugët më të zakonshme që përdoren nga narkotrafikantët amerikano-latinë, ku ngarkesa të ngjashme janë ndaluar më herët edhe në vendin tonë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë