Cikalleshi gol, Al Khaleej beson te mbijetesa

Publikuar më: 3/5/2023, ora 10:07
MB CIKALLESHI GOLI 9 frame 0 1280x720

Cikalleshi gol, Al Khaleej beson te mbijetesa

Publikuar më: 3/5/2023, ora 10:07

Sokol Cikalleshi vijon të shënojë me përpikëri mbresëlënëse në Arabinë Saudite. Falë sulmuesit shqiptar, skuadra e Al Khalej beson te mbijetesa, për të realizuar atë që ishte objektivi madhor i këtij sezoni.

32-vjeçari shënoi edhe në sfidën e javës së 25-të kundër Al-Etifaq. Cikalleshi zhbllokoi ndeshjen në minutën e 34-t, duke shënuar me penallti.

Ajo ishte rrjeta e nëntë sezonale për kuqeziun. Në fund Al-Khalej triumfoi me rezultatin 2-1 dhe iu largua përkohësisht zonës së rënies nga kategoria.