Kliton Gërxhani: Rënia e Euros në dy vitet e fundit, e panatyrshme. Turizmi u rrit në mënyrë graduale

Nga A2 CNN
3 Maj 2023, 21:50 | Ekonomi
Kliton Gërxhani: Rënia e Euros në dy vitet e fundit, e

I ftuar në “A2Business” me Aurora Sulçe, kryetari i Shoqatës së tur-operatorëve, Kliton Gërxhani, duke folur për rënien dhe luhatjet e forta të monedhës evropiane, u shpreh se vetëm në dy vitet e fundit ka pasur një rënie konstante që është diçka krejt e panatyrshme.

Sipas Gërxhanit, duke u fokusuar tek ndikimi i turizmit në gjithë këtë situatë, u shpreh se ky sektor është rritur në mënyrë graduale me një 10 për qindësh, që sipas tij, nëse do të kishte ndikim, do të bëhen në mënyrë graduale, por realisht nuk ka pasur kurrfarë ndikimi.

Pse ka ndodhur kjo rënie e euros në këndvështrimin tuaj?

Do ta ndaja në tre momente lëvizjen e Euros. Shumë vite më parë ne kemi pasur një monedhë Euro që qëndroi për një kohë të gjatë 140, shkoi pastaj 124 që nuk lëvizte prej vitesh. Dhe vetëm në këto dy vite ka një rënie konstante, graduale, që është totalisht e panatyrshme.

Kjo nuk mund të them që është ndonjë gjë e jashtëzakonshme. Të ardhurat nga investimet e huaja ka qenë në nivele rekord, ndërsa po të diskutojmë të ardhurat nga turizmi, ky sektor është rritur në mënyrë graduale me një 10 për qindësh. Që do të thotë nëse kjo do të ndikonte, do të bëhej në mënyrë graduale, por s’ka pasur asnjë ndikim. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos