Kryebashkiaku socialist i Vorës kallëzohet në SPAK

Publikuar më: 3/5/2023, ora 11:37
274162156 114505397823470 8807978554026093271 n

Kryebashkiaku socialist i Vorës kallëzohet në SPAK

Publikuar më: 3/5/2023, ora 11:37

Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” në bashkinë e Vorës, Indrit Hoxha ka kallëzuar në SPAK kryebashkiakun socialist Blerim Shera, me akuzën se ka abuzuar me tenderin 2.3 mln euro për pastrimin e qytetit. Në daljen e tij për mediat, pasi dorëzoi kallëzimin, Hoxha tha se ndonëse për tenderin e pastrimit janë dhënë 2.3 milionë euro, Vora është bashkia më e pisët.

“Sot kam bërë kallëzim të parë penal për një aferë korruptive në Bashkinë e Vorës me vlerë 2.3 mln euro në shkelje ligjore.

I bëj thirrje Dumanit të nisë mbledhjen e dokumenteve të këtij krimi ekonomik që është bërë në kurriz të qytetarëve. Koha e vënies dorë te taksat e qytetarëve duhet të marrë fund. Inkurajoj qytetarët shqiptarë të denoncojnë te DEA. Vora ka qenë betejë e nxehtë elektorale dhe kjo ka ardhur nga abuzimi dhe vjedhja e bashkisë Vorë. I bëj thirrje SPAK dhe çdo organi tjetër hetimor, të hetojë pasurinë time dhe familjarë të mi, por edhe të kryetarit të Bashkisë Vorë. Drejtësia do të bëjë drejtësi. Bëhet fjalë për tenderin e pastrimit, i cili është në vlerën 2.3 mln euro. Sot Vora është bashkia më e pistë e Republikës, kam kallëzuar kreun e Bashkisë Vorë Blerim Shera”, tha ai.

Kjo nuk është hera e parë që Hoxha ka akuzuar Sherën për abuzime me tenderat. Më herët në një deklaratë për mediat nga selia blu, sipas Hoxhës, kjo Bashki ka dhënë 11 tendera korruptivë me vlerë 14 milionë euro. Ky kallëzim në SPAK për Sherën vjen kur kanë mbetur dhe 11 ditë nga zgjedhjet vendore.