Luhatja e Euros, Artan Gjergji: Fushata zgjedhore po nxjerr paranë nga skutat e fshehura

Nga A2 CNN
3 Maj 2023, 21:20 | Ekonomi
Luhatja e Euros, Artan Gjergji: Fushata zgjedhore po nxjerr paranë nga

I ftuar në “A2Business” me Aurora Sulçen, eksperti për tregjet financiare, Artan Gjergji foli në lidhje me luhatjet e Euros muajt e fundit në vendin tonë. Sipas Gjergjit, këmbimi valutor është një ekuacion me dy ndryshorë, pra që ndikohet edhe nga tregjet ndërkombëtare, ashtu edhe nga ai i brendshëm.

Si shpjegohen luhatjet e monedhës Euro? Çfarë po ndodh me monedhën evropiane?

Në kushtet normale, duke qenë se këmbimi valutor është një ekuacion me dy ndryshorë, pra ndikohet edhe nga atmosfera në tregun ndërkombëtar, por edhe nga tregu i brendshëm, do të thotë që gjithë ky efekt vjen për shkak të balancës në tregun e brendshëm.

Nga po futet euro?

Nëse i referohemi deklaratave zyrtare, gishti tregohet nga remitancat, investimet e huaja direkt dhe turizmi. Nga janari kemi një vlerësim të lekut në 8.5 për qind, një rritje që në kushte normale, e justifikon.

Pra janë burimet informale?

Po, e thënë më thjesht janë burimet informale. Sa prej tyre vijnë, pra janë para të fituara në rrugë të ligjshme, por të papaguara taksat, pra evazion fiskal, apo vijnë nga burime të paligjshme, këtë nuk e ndajmë dot. Apo ndoshta fushata zgjedhore nxjerr paranë nga skutat e fshehura, sepse hidhet në qarkullim në mënyra nga më të ndryshmet. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/05/03/brahaj-pritshmeria-per-rritjen-e-pagave-mund-te-kete-ndikuar-ne-luhatjet-e-euros/
https://a2news.com/2023/05/03/renia-e-euros-edvin-prence-institucionet-pergjegjese-duhet-te-kishin-nderhyre/
https://a2news.com/2023/05/03/kliton-gerxhani-renia-e-euros-ne-dy-vitet-e-fundit-e-panatyrshme-turizmi-u-rrit-ne-menyre-graduale/

A2 CNN Livestream

Latest Videos