Marrëveshja për të zhdukurit gjatë luftës, Osmani: U hap rruga për njohjen e këtyre krimeve

Publikuar më: 3/5/2023, ora 08:29
OSMANI 1280x720 1 1280x720

Marrëveshja për të zhdukurit gjatë luftës, Osmani: U hap rruga për njohjen e këtyre krimeve

Publikuar më: 3/5/2023, ora 08:29

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, përshëndeti miratimin e marrëveshjes mes Kurtit dhe Vuçiç në Bruksel për personat e zhdukur të luftës së fundit.

Kryetarja e shtetit tha se kjo çështje ka qenë prej kohësh një plagë e thellë në shoqërinë e Kosovës që tashmë po nisë të marrë zgjidhje.

“Shpresojmë që Deklarata e rënë dakord sot në Bruksel do të hapë rrugën për njohjen e këtyre krimeve dhe për drejtësinë. Por mbi të gjitha, një moment lehtësimi për familjet që kanë pësuar dhimbje dhe vuajtje të pashpjegueshme”, nënvizon presidentja Osmani.

Ndër të tjera, përmend dhe dyshimet e saj lidhur me zbatimin e kësaj marrëveshjeje nga ana e Serbisë, ashtu siç ka bërë dhe herët e kaluara.