Mbushi Tiranën me dollarë falsë, pranga 37-vjeçarit me precedentë

Publikuar më: 3/5/2023, ora 09:00
Dollari tani euro i ri Valuta amerikane kapercen 120 lekeshin tronditet tregu 1280x720 1 1280x720

Mbushi Tiranën me dollarë falsë, pranga 37-vjeçarit me precedentë

Publikuar më: 3/5/2023, ora 09:00

Një 37-vjeçar është vënë në pranga nga policia e Tiranës, nën akuzën se kishte hedhur në treg në mënyrë të vazhdueshme kartëmonedha false.

Në kuadër të operacionit “Dollars”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar, u bë i mundur arrestimi i shtetasit F. A., 37 vjeç, i dënuar më herët për vjedhje dhe mashtrim.

Ky shtetas dyshohet se ka hedhur vazhdimisht në qarkullim, në subjekte të ndryshme tregtare në Tiranë, kartëmonedha të prerjes 100-dollarëshe.    

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan kartëmonedha të prerjes 100 dollarë, të dyshuara të falsifikuara.  

Vijon puna për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të këtij shtetasi.