Për rritje të pasforcuar pagash, punonjësit duhet të rriten profesionalisht, bizneset të ridimensionohen

Publikuar më: 3/5/2023, ora 15:19

Për rritje të pasforcuar pagash, punonjësit duhet të rriten profesionalisht, bizneset të ridimensionohen

Publikuar më: 3/5/2023, ora 15:19

Nëse ajo që një individ prodhon vlen 40 mijë lekë, është e pamundur që paga e tij të bëhet 50 mijë lekë. Rritja e pagave duhet me patjetër të shoqërohet më shumë produktivitet. Përndryshe thonë përfaqësues nga biznesi dhe krahu i punës, përpjekjet gati të sforcuara të qeverisë për rritje pagash do të fusin në një “spirale humbjesh” të dyja palët

“Ajo çfarë ne duam nuk është vetëm rritje e produktivitetit, por edhe e cilësisë. Mirëpo biznesi ndesh gjithmonë një ngërç në bashkëpunimin me biznesin duke qenes e mungojnë ata profesionistë që japin produktivitet. Kemi edhe problemin tjetër. Edhe kur punonjësit trajnohen me qëllim rritjen e produktivitetit të tyre, ata largohen duke e çuar dëm investimin e biznesit. Kjo nuk mund të zgjidhet vetëm me rritje pagash”, thotë Aris Tasho nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Tiranë.

Punonjësit duhet të rrisin potencialin e tyre profesional, ndërsa sipërmarrjet janë të detyruara të ridimensionojnë veten. Nëse duam të rrisin pagat, duhet të stimulojmë mendjet, vlerëson Elona Pojani, pedagoge në Fakultetin e Ekonomisë.

“Bizneset nuk mund të motivohen vetëm nga vullneti apo dëshira e mirë. Në fund të ditës gjëja më e rëndësishme për to janë fitimet. Modeli unë aktual i ekonomisë nuk arrin të vjelë të gjithë potencialin e punonjësve” , shprehet pedagogia në  Fakultetin e Ekonomisë në UT, Elona Pojani.

Nevoja e diktuar për të rritur cilësinë dhe produktivitetin e punonjësve është edhe kërkesë e Bashkimit Europian, veç sipërmarrjeve vendase. Në këto kushte, institucionet akademike vendase, nën drejtimin e Fakultetit të Ekonomisë do të zbatojnë një projekt për përgatitjen e profesionistëve të kualifikuar në sektorët kyç të ekonomisë.