Premtimi i Bejkos: Ish-godina e burgut 313 do të kthehet në muze! Vila e Enver Hoxhës në qendër kreative
Premtimi i Bejkos: Ish-godina e burgut 313 do të kthehet në muze! Vila e Enver Hoxhës në qendër kreative
Në një takim me ish të përndjekurit politikë, kandidati i Partisë Demokratike për Bashkinë e Tiranës, Roland Bejko, ka prezantuar pikat e programit të tij elektoral, lidhur me komunizmin.
Në fjalën e tij, Bejko tha se ka në projekt që ish-godina e burgut 313 të bëhet muze, pasi ka qenë në shërbim të diktaturës si vend paraburgimi dhe përqendrimi të të burgosurve që vinin kryesisht nga kampet dhe burgjet e Shqipërisë.
Gjithashtu, në këtë kuadër ai ka premtuar edhe një rishikim të të gjithë emrave dhe rrugëve të kryeqytetit, për t’u shkëputur nga e kaluara, që të mos kenë lidhje me figura që kanë shërbyer në komunizëm. E ndërsa është ndalur edhe te vila e ish-diktatorit Enver Hoxha në bllok. Ai tha se kjo godinë do të kthehet në një qendër kreative për edukimin kundër komunizmit në Shqipëri.
Pikat e programit të Roland Bejkos
1- Rivlerësim i të gjitha emrave të rrugëve dhe shkollave të kryeqytetit në bashkëpunim me grupet e interesit dhe shoqërinë civile, duke vlerësuar emërtimet e tyre me qëllim shkëputjen e simbolikave të rënda të së kaluarës komuniste, në formën e memorialëve, pllakave përkujtimore të shpërndara në të gjithë territorin e Tiranës.
2- Memorializimi i kujtesës mbi krimet e komunizmit dhe vuajtjeve në burgjet e komunizmit, vendet e internimit, përmes ngritjes së Muzeut të Krimeve të Komunizmit në Tiranë. Ish-godina e burgut 313, e ndërtuar nga italianët më 1942 ngjitur sot më Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave, gjatë diktaturës komuniste ka shërbyer si vend paraburgimi dhe përqendrimi të të burgosurve që vinin kryesisht nga kampet dhe burgjet e Shqipërisë.
3- Ngritja e një Parku të tipit “open air museum” në Tiranë (mbase diku te Bulevardi i Ri) për personat e zhdukur/vrarë në burgjet e komunizmit.
4- Insistimi për kthimin e “vilës së Enverit” në një qendër kreative për edukimin kundër komunizmit në Shqipëri dhe vendosja në oborrin e vilë së një memoriali/monument/obelisk sipas Ligjit Nr. 10 241/2010.
5- Krijimi i një aplikacioni Guidë e vendeve të kujtesës në Tiranë