Shkarkohet Ekipi Menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit
Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, ka vendosur të lirojë nga detyra ekipin menaxhues për hartimin e draft-statutit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe.
Lajmi u dha nga vetë ministri Krasniqi në Facebook, një ditë pas dështimit të negociatave për këtë çështje në Bruksel.
“Pas prezantimit të djeshëm në Bruksel të draft-statutit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, sipas përgjegjësive që i ishin dhënë Ekipit Menaxhues në marrëveshjet e Brukselit të vitit 2013 dhe 2015, ky ekip tash edhe vet është pa status. Andaj, sot me datë 3 maj 2023, kam marr vendim për lirimin nga detyra të anëtarëve të këtij ekipi menaxhues, në përbërje të Danijela Vujiçiq, Jelena Bolovic, Igor Kalamar dhe Dejan Radojkoviq”, shkruan ministri.