Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Sulmi tragjik në shkollën në Beograd, reagon Edi Rama, publikon mesazhin edhe në serbisht

Nga A2 CNN
3 Maj 2023, 14:37 | Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka reaguar me një mesazh pas ngjarjes tragjike në Serbi, ku 8 persona humbën jetën pasi një adoleshent qëlloi me armë në një shkollë fillore.

“Ishte jashtëzakonisht trishtuese kur mora vesh për sulmin në një shkollë të Beogradit. Ngushëllimet më të thella ndaj familjeve të viktimave dhe të gjithë popullit dhe autoriteteve serbe. U uroj shërim të shpejtë të gjithë të plagosurve në këtë ngjarje tragjike”, shkroi Rama në Twitter, ku e postoi mesazhin e tij në anglisht dhe në serbisht.

https://twitter.com/ediramaal/status/1653738068065636356
https://youtu.be/ob8jiF7-bwo

Çfarë ndodhi në Serbi?

8 fëmijë dhe një roje sigurie kanë humbur jetën si pasojë e të shtënave me armë që u regjistruan në orët e para të mëngjesit, në një shkollë fillore në zonën e Vraçarit në Beograd.

Sipas të dhënave paraprake, një nxënës i klasës së shtatë ka qëlluar në drejtim të fëmijëve të tjerë dhe mësuesve në ambientet e shkollës “Vladislav Ribnikar”, rreth orës 08:40 sapo mësimi kishte filluar.

Deri në këto momente, raportohet dhe për 6 nxënës të plagosur dhe një mësuese, të cilët janë dërguar me urgjencë në spital dhe po mbahen në kontroll, pasi gjendja e tyre nuk është shumë e mirë.

Forca të shumta policie dhe ambulancat kanë mbërritur në vendngjarje dhe pas disa minutash kanë vënë në pranga autorin e dyshuar, i cili mendohet se ka përdorur një armë automatike në pronësi të babait të tij.

Motivet e këtij krimi kaq të rëndë janë ende të pazbardhura, teksa rrugët që të çojnë në shkollën fillore janë bllokuar nga forcat speciale të policisë. Në vendngjarje kanë shkuar edhe ministrat e Arsimit dhe Shëndetësisë, Branko Ruzhiç dhe Danica Grujiçiç.

https://a2news.com/video/momenti-i-arrestimit-te-adoleshentit-qe-vrau-9-veta-ne-shkollen-fillore-ne-beogrd/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani