Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Ukraina bën gati 8 brigada të reja për kundërsulm ndaj Rusisë

Nga A2 CNN
3 Maj 2023, 16:50 | Bota

Në ushtrinë ukrainase janë formuar tetë brigada të reja të cilët pritet që të marrin pjesë në kundërofensiva që mund të ndërmerren në të ardhmen

Ministria e Brendshme e Ukrainës bëri të ditur të martën se kishte përfunduar së formuari brigadat e para të cilat përbëhen nga më shumë se 40 mijë trupa.

Megjithatë, në njoftim shtohej se trupat kanë nevojë për stërvitje të mëtejshme në mënyrë që të marrin pjesë në beteja.

Ihor Klymenko, ministri i Brendshëm u shpreh gjatë një interviste se trupat e rinj do duhet që të ripajisen dhe se procesi i udhëzimit do të zgjasë dy deri në tre javë përpara se të ngarkohen me  "operacionet e duhura sulmuese sulmuese" së bashku me ushtrinë ukrainase.

Kujtojmë se së fundmi procesi i rekrutimit të ushtarëve është vënë në pikëpyetje pas përhapjes së fjalëve se dëshira e ukrainasve për të luftuar është zbehur ndërsa lufta futet në muajin e 15-të.

Të dyja palët janë të përfshira në luftime në frontin lindor, sidomos rreth e qark Bakhmut-it, ku Ukraina ruan një pikëmbështetje, pavarësisht se u bë një vit që qyteti industrial ndodhet nën sulm.

Të hënën, SHBA vlerësoi se më shumë se 20,000 ushtarë rusë janë vrarë dhe më shumë se 80,000 të tjerë kanë mbetur të plagosur në vetëm pesë muaj luftime në Ukrainë, kryesisht rreth Bakhmut-it, ku forcave të Moskës u është dashur të luftojnë nga ndërtesa në ndërtesë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani