Basketboll meshkuj/ Tirana realizon përmbysjen e jashtëzakonshme dhe shpallet kampione

Nga A2 CNN
4 Maj 2023, 21:45 | Sporte të tjera
Basketboll meshkuj/ Tirana realizon përmbysjen e jashtëzakonshme dhe

Tirana është shpallur fituese e kampionatit kombëtar të basketbollit, pasi ka realizuar një përmbysje mbresëlënëse në finale ndaj Besëlidhjes. Skuadra kryeqytetase fitoi sot finalen e 5-të me shifrat 89-64 për të plotësuar përmbysjen në këtë seri të cilën e filloi me 2 humbje dhe për të ngritur lart trofeun.

Në periodën e parë të kësaj ndeshje, sfida ishte e barabartë dhe kjo ishte arsyeja pse ajo u mbyll me shifrat 21-21. Bardheblutë më pas filluan që të bënin diferencën në periodën e dytë, duke e mbyllur pjesën e parë të ndeshjes me avantazhin 41-38.

Në periodën e tretë, bardheblutë ia dolën që të shkëputeshin falë pasaktësisë para koshit të skuadrës së Besëlidhjes ku vetëm Bernard ishte rezultativ teksa mbylli ndeshjen me 35 pikë. Nëse bardheblutë realizuan 25 pikë, skuadra lezhjane shënoi vetëm 13 pikë në këtë periodë.

Kryeqytetasit vazhduan të ishin më të saktë poshtë koshit dhe me kundërzbritjet e tyre edhe në periodën e katërt duke bërë të qartë fatin e kësaj finaleje të pestë duke e mbyllur takimin me rezultatin e thellë 89-64.

Kështu, bardheblutë plotësuan përmbysjen e jashtëzakonshme duke kaluar nga 0-2 në 3-2 për të fituar titullin e 21-të në historinë e klubit.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni