“Kam nevojë për ju”, Veliaj me artistët: Arti shërbim publik, të jemi në një front

Publikuar më: 4/5/2023, ora 21:57
SINK VELIAJ ME ARTISTET frame 43 1280x720

“Kam nevojë për ju”, Veliaj me artistët: Arti shërbim publik, të jemi në një front

Publikuar më: 4/5/2023, ora 21:57

Kryebashkiaku Erjon Veliaj, njëherësh kandidat i Partisë Socialiste në zgjedhjet e 14 Majit, zhvilloi një takim me një grup artistësh. Ai foli për projektet e realizuara dhe ato që ka në plan të bëjë nëse konfirmohet si qytetar i parë i Tiranës.

“Kemi futur një traditë shumë të mirë në shkolla, të cilat i pajisim edhe me një sallë koncertore. Po bëjmë një ndërhyrje shumë të madhe në Kinostudio dhe sapo morëm mbrapsht kinema ‘Agimin’ nga privati, e cila do të hapet së shpejti. Jemi duke punuar me një kompani prestigjioze për zonën e artistëve te Komuna e Parisit, po ashtu po punojmë për ‘KombinArt-in’; pra, të kemi disa ndërtesa ekskluzive për instalacione, skulpturë dhe pikture. Të njëjtën gjë do të bëjmë edhe tek lagja e re ‘5 Maji”. Pasi u informuam për kohën kur Edi [Rama] organizonte me shumë pasion Bienalen e Tiranës, kemi marrë një vendim që, tani që kemi mbaruar historinë e pandemisë, të tërmetit dhe inflacionit të luftës dhe gjerat janë kthyer në realitet, të rikthejmë Bienalen e Tiranës, çka besoj është një lajm i mirë për të gjithë artistët.

Kam edhe unë nevojë për ju, jo vetëm për votë. Në betejën që historia të fitojë mbi histerinë ne duhet të jemi bashkë. I gjithë ky invazion që një pjesë e politikës i bën artit dhe kulturës, duke thënë: ‘Janë paguar me taksat e shtetit’, – patjetër sepse edhe një artist ka fëmijë për të rritur. Duhet të dinë se arti është gjithashtu një shërbim publik dhe në këtë sens duhet të jemi të gjithë në një front, për të bërë më shumë histori e më pak histeri”, u shpreh Veliaj.