Pamje dramatike, helikopteri për pak përfundoi në det gjatë një operacioni evakuimi

Publikuar më: 4/5/2023, ora 09:47
Screenshot 40

Pamje dramatike, helikopteri për pak përfundoi në det gjatë një operacioni evakuimi

Publikuar më: 4/5/2023, ora 09:47

Një helikopter i Rojës Bregdetare amerikane për pak përfundoi në det gjatë një operacioni për evakuimin e një të sëmuri në një anije turistike.

Ekuipazhi i helikopterit MH60 Jayhawk mori një telefonatë për ndihmë nga anija turistike Carnival Dream që ndodhej 300 milje larg brigjeve të Alabamës dhe menjëherë u nis në mision.

Por sa iu afrua anijes, kushtet e motit u përkeqësuan ndjeshëm dhe në disa momente era e fortë për pak e nxori mjetin fluturues nga kontrolli për ta rrëzuar në det.

Kur ekuipazhi u përpoq të ngrejë një nga infermieret e anijes, helikopteri nisi të lëvizte përpara dhe mbrapa derisa përfundimisht u largua nga anija. Më pas, ai humbi kuotë, teksa në video pasagjerët e alarmuar bërtasin që piloti ta ngrejë.

Fati e deshte që e gjithë ngjarja të përfundonte pa të lënduar.