Rënia e euros, Sejko: Nuk do të ndërhyjmë, po ndodh për shkaqe objektive

Publikuar më: 4/5/2023, ora 09:28

Rënia e euros, Sejko: Nuk do të ndërhyjmë, po ndodh për shkaqe objektive

Publikuar më: 4/5/2023, ora 09:28

Banka e Shqipërisë nuk do të ndërhyjë te kursi i këmbimit. Guverantori Gent Sejko argumentoi se nga analizat e kryera në tregun valutor, rezulton se rënia e euros po ndodh për shkaqe objektive dhe jo nga paraja informale.

“Lidhur me kursin e këmbimit, BSH ka sqaruar se Kursi i Këmbimit ka qenë në epërsi prej disa vitesh, duke u mbiçmuar. Forcimi është më i fortë sepse vjen si pasojë e disa faktorëve. Të dhënat e bilancit të pagesave tregojnë rritje të konsiderueshme të investimeve të huaja, të të ardhurave nga turizmi, rritje të eksporteve në total”, tha Sejko.
Ndërkohë, ndikuar nga ecuria rënëse e inflacionit Banka e Shqipërisë mbajti të pandryshuar normën bazë të interesit për lekun.

“Këshilli mbikëqyrës në BSH vendosi të mbajë të pandryshuar interesin bazë të normës së interesit në 3%. Presionet e larta inflacioniste nga ekonomia e brendshme mbeten faktor rreziku për destabilizimin e çmimeve në vend”, shtoi Sejko.

Banka e Shqipërisë parashikon se norma e inflacionit do të kthehet në nivelin 3 për qind brenda gjysmës së parë të vitit të ardhshëm, ndërsa ekonomia do të vijojë të rritet.