“Benet Beci ka bërë gabimin fatal të jetës së tij”

Publikuar më: 5/5/2023, ora 21:48

“Benet Beci ka bërë gabimin fatal të jetës së tij”

Publikuar më: 5/5/2023, ora 21:48

Sali Berisha, në “Intervistë” me Merita Haklajn, në A2 CNN, deklaroi se me kandidimin e tij nën siglën e Partisë Socialiste për Shkodrën, Benet Beci “ka bërë gabimin fatal të jetës së tij”.

“Benet Beci ka bërë gabimin fatal të jetës së tij. Ai kandidoi pasi u kthye në një avokat të papranueshëm të qëndrimeve të Edi Ramës ndaj Shkodrës, ai i miratoi me heshtjen e tij në Parlament dy vjet. Benet Beci ka qenë drejtor i KESH-it dhe nuk i ka paguar asnjë qindarkë qytetarëve të përmbytur në Shkodër. Nuk e di se si shkon Beneti në Shkodër. Ai është i humbur. Është një lloj kamikazi i Edi Ramës, por vendimin e ka marrë vetë. Thuhet se e ka ndihmuar shumë edhe Tom Doshi, por mund të them se Shkodra do të qëndrojë e pamposhtur në idealet dhe parimet e saj”, tha Berisha.

Sipas tij, “Shkodra, nën qeverisjen demokratike, ka ndryshuar”.

“Është model i transformimit nga bashkia, nga qeverisja vendore. Shkodra nuk e ka votuar kurrë Ramën, pasi është sjellë si armik ndaj saj”, theksoi Berisha.