
Berisha tregon personat e vetëm të larguar nga PD
Në “Intervistë” me Merita Haklajn, në A2 CNN, Sali Berisha tregoi se kush janë personat e vetëm që janë të larguar përfundimisht nga Partia Demokratike.
“Edi Rama po përpiqet me çdo kusht që të mbahet si i mbyturi në fijen e barit, kapet me Bashën dhe Alibeajn, me disa vegla që nuk kanë asgjë të përbashkët me PD. Vetëm Basha dhe Alibeaj, bashkë me kandidatët e tyre, janë të përjashtuar nga partia, asnjë tjetër. Të tjerët janë deputetë dhe anëtarë partie, me diversitet mendimi dhe me lirinë për të thënë çfarë të duan”, deklaroi Berisha.
“Kjo qeveri, por edhe ambasadorë të korruptuar, bënë gjithçka që kjo forcë politike të mos ishte ajo që është sot. Sot, PD është forca kryesore politike e vendit, që garon në 61 bashki të vendit, me primaret për herë të parë… Kur u bënë përpjekjet më të mëdha për ta bllokuar këtë proces, unë them që treni ynë kurrë nuk ndalet. Ky tren ka stacion fitoren e opozitës shqiptare”, shtoi Berisha.