Brighton mposht Manchester United në shtesë

Nga A2 CNN
5 Maj 2023, 07:31 | Futboll
Brighton mposht Manchester United në shtesë

Përfundoi në mënyrën më të papritur të mundshme dueli ndërmjet Brighton dhe Manchester United.

Ndeshja rezervoi emocione të forta, me raste të shumta për gol nga të dyja krahët, por kur dukej se ekipet duhej të kënaqeshin me barazimin pa gola, Brighton kaloi në avantazh.

Në minutën e 9 të shtesës, Shaë preku topin me dorë në zonë dhe Mac Allister nuk gaboi nga pika e penalltisë. Me këtë sukses, ekipi i DeZerbit pozicionohet në vendin e gjashtë, përpara Aston Vilas dhe Totenham.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu