Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

E tmerrshme, në mes të shkollës nxënësi nxjerr thikën dhe plagos bashkëmoshatarin

Nga A2 CNN
5 Maj 2023, 10:28 | Bota

Momente të frikshme janë filmuar brenda një shkolle të mesme në Shtetet e Bashkuara, teksa një nxënës nxjerr thikën dhe plagos një bashkëmoshatar pas një konflikti verbal që ndodhi mes tyre.

Ngjarja e rëndë u regjistrua në shkollën e mesme Mifflin në Colombus, ku shihet një nxënës me bluzë të zezë që pasi shkëmben disa fjalë me një tjetër nxjerr thikën nga xhepi dhe e qëllon disa herë.

Viktima tenton të vrapojë, por agresori e ndjek nga pas. Ndërhyrja e menjëhershme e forcave të sigurisë bëri të mundur që të shmangej një tragjedi e mundshme.

Autoritetet tashmë kanë vënë në pranga të riun dhe po hetojnë sesi u fut thika në ambientet e shkollës, pasi “Mifflis” ka një ndër sistemet më të mira të kontrollit për armë.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani