Ecuria perfekte, Elbasani kampion i Grupit B

Nga A2 CNN
5 Maj 2023, 07:05 | Futboll
Ecuria perfekte, Elbasani kampion i Grupit B

Pas shumë viteve në terr, Elbasani sheh më në fund dritë në fund të tunelit. Skuadra e mirënjohur e futbollit shqiptar është kthyer në kategorinë e parë.

Verdheblutë u shpallën kampionë të Grupit B në kategorinë e dytë, me një ecuri perfekte: 18 fitore, katër barazime dhe asnjë humbje.

Në ndeshjen e fundit, Elbasani fitoi 6 me 0 përballë Tepelenës dhe në fund ngriti trofeun, duke festuar së bashku me tifozët.

Tashmë ata do të luajnë finalen përballë Vorës, fituese të grupit A, për të përcaktuar ekipin kampion të kategorisë së dytë. Ndeshja do të luhet më 11 maj, prej orës 18:00 në Arenën Kombëtare.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu