Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Messi kërkon falje dhe bën paqe me PSG

Nga A2 CNN
5 Maj 2023, 21:58 | Futboll
Messi kërkon falje dhe bën paqe me PSG

Leo Messi, i cili u dënua nga PSG me 2 ndeshje pezullim për shkak se udhëtoi në Arabinë Saudite pa lejen e klubit, ka reaguar së fundmi përmes një video-meazhi në rrjetet sociale.

Ylli argjentinas u kërkoi falje shokëve të tij të ekipit dhe tifozëve, duke u justifikuar se e kishte të pamundur për të ndryshuar agjendën e tij.

“Përshëndetje. Doja ta bëja këtë video pas gjithçkaje që po ndodh. Para së gjithash, u kërkoj falje sërish bashkëlojtarëve të mi në klub. Sinqerisht mendova se do ta kishim ditën e pushimit pas ndeshjes siç kishim bërë më parë. E kisha organizuar këtë udhëtim në Arabinë Saudite, të cilin e kisha anuluar më parë dhe nuk munda të shkoja. Edhe një herë, kërkoj falje për atë që bëra. Do të jem këtu, duke pritur të shoh se çfarë dëshiron të bëjë klubi, asgjë më shumë. Një përqafim”, thotë Messi në video.

https://a2news.com/2023/05/02/udhetoi-ne-arabine-saudite-pa-leje-psg-ndeshkon-messin/

A2 CNN Livestream

Dita jonë