Rusët dhe ukrainasit përleshen dhe jashtë kufijve, sherr gjatë samitit në Turqi

Publikuar më: 5/5/2023, ora 09:37
Screenshot 3 3 1280x682

Rusët dhe ukrainasit përleshen dhe jashtë kufijve, sherr gjatë samitit në Turqi

Publikuar më: 5/5/2023, ora 09:37

Konflikti mes Rusisë dhe Ukrainës është zhvendosur për herë të parë jashtë kufijve, ku përfaqësuesit e dy delegacioneve janë përleshur me njëri-tjetrin gjatë punimeve të samitit të Asamblesë Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik të Detit të Zi që mbahet në Ankara.

Gjithçka nisi kur një anëtar i parlamentit të Ukrainës tentoi të ndërpriste fjalën e anëtares ruse, e cila mbante në kostum një simbol të të ashtuquajturit “operacion special”.

Deputeti ukrainas iu afruar Ola Timofeevës dhe tentoi të shpaloste pas saj flamurin verdheblu, por u ndalua nga anëtarët e tjerë të delegacionit, duke shtyrë me forcë njëri-tjetrin.

Më pas, drejtuesi i seancës vendosi të ndërpresë punimet e samitit dhe të marrë masa ndaj personave të përfshirë në konflikt.