Tjetër masakër me armë në Serbi, 8 të vrarë në sulmin e dytë në dy ditë

Nga A2 CNN
5 Maj 2023, 07:17 | Ballkani

Qindra forca speciale të policisë serbe kanë nisur një aksion për kapjen e një personi të armatosur që vrau të paktën 8 civilë dhe plagosi 13 të tjerë në masakrën e dytë në vendin ballkanik, në dy ditët e fundit.

Ngjarja u regjistrua pak para mesnatës në fshatin Dubona, ku autori qëlloi një grup njerëzish me një armë automatike dhe më pas u largua me shpejtësi nga vendi i ngjarjes.

Sipas Ministrit të Brendshëm autori është identifikuar si 21-vjeçari Uros B., teksa ai ndodhet ende në arrati dhe konsiderohet si tepër i rrezikshëm. Ai dyshohet se ka debatuar me një polic dhe më pas ka qëlluar nga makina.

Policia ka rrethuar zonën ku dyshon se ai fshihet, duke përfshirë në operacion qentë e kërkimit dhe helikopterët. Autori është arrestuar vetëm disa orë pas masakrës, ndërsa policia i ka gjetur atij në banesë një arsenal armësh.

Ministria e Brendshme konfirmoi për CNN se këtë incident po e trajtojnë si një akt terrorizmi, por nuk specifikuan më shumë detaje.

Kjo ngjarje e rëndë vjen dy ditë pasi Serbia u trondit nga lajmet se një 13-vjeçar hapi zjarr ndaj shokëve të klasës në një shkollë në Beograd. Të shtënat lanë të paktën tetë fëmijë të vdekur, së bashku me një roje sigurie.

https://a2news.com/2023/05/03/sulm-me-arme-ne-nje-shkolle-fillore-ne-serbi-raportohen-te-pakten-9-viktima/
https://a2news.com/2023/05/04/publikohen-letra-se-si-14-vjecari-ne-serbi-kishte-skicuar-vrasjen-e-shokeve-te-shkolles/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Erion Dushi