Vedat Muriqi shënon golin numër 13 në Spanjë

Publikuar më: 5/5/2023, ora 07:08
MB MURIQI GOLI 13 frame 481 1280x720

Vedat Muriqi shënon golin numër 13 në Spanjë

Publikuar më: 5/5/2023, ora 07:08

Vedat Muriqi vijon të mbetet protagonist në La Liga-n spanjolle. Edhe pse skuadra e Mallorca nuk ka më objektiva të mbetur në këtë sezon, pasi arriti të siguronte mbijetesën në elitë, sulmuesi nuk ndalet.

Ylli i përfaqësueses së Kosovës realizoi në humbjen 2 me 1 që skuadra ishullore pësoi në transfertën me Girona.

Për Muriqin kjo ishte rrjeta e 13-të sezonale, duke u pozicionuar i pesti në klasifikimin për golashënues, përkrah emrave si Griezman dhe Morata.