Ç’do të ndodhte nëse macet nuk do të ekzistonin në botë? Është më keq nga sa e imagjinoni!

Nga A2 CNN
6 Maj 2023, 11:03 | Lifestyle

Macet nuk janë vetëm kafshë shtëpiake. Miqtë e dashur të njerëzve, në fakt kontribuojnë edhe në ekosistemin tonë, duke bërë shumë më tepër nga sa realisht duken.

Por, çfarë do ndodhte nëse macet nuk do të ekzistonin?

Nëse macet do të ishin zhdukur në botë, do të kishin lindur shumë sëmundje, si në shekujt e kaluar. Shembulli më i madh i kësaj është epidemia e murtajës. Kafshët, të cilat janë pjesë e ekosistemit global, në fakt ofrojnë shumë më tepër përfitime sesa mendohet.

Nëse macet do të zhdukeshin, në një kohë shumë të shkurtër, numri i brejtësve në tokë do të rritej. Sidomos në bujqësi, minjtë do të konsumonin stoqet, duke lënë mbeturina, duke shkaktuar sëmundje dhe gjithashtu do të zhdukeshin disa lloje shpendësh.

Në një eksperiment të kryer në Zelandën e Re, macet u hoqën përkohësisht nga ishulli dhe, brenda pak kohësh, hambarët u dëmtuan rëndë nga minjtë.

Në një eksperiment në Zelandën e Re, minjtë e ushqyer me vezë zogjsh detarë reduktuan numrin e zogjve. Nëse një situatë e ngjashme ndodh në të gjithë botën, parashikohet që njerëzit të përjetojnë zi buke pas një kohe. 

Meqenëse aroma e maceve i mban minjtë larg, ajo gjithashtu i pengon ata të shumohen për një kohë të pacaktuar. Nëse nuk do të ishin macet, minjtë nuk do të ndjenin kërcënim dhe do të pushtonin shumë vende, madje do të shumoheshin edhe më shumë.

https://a2news.com/2022/12/09/a-duhet-te-lejohen-macet-ne-avione-disa-keshilla-per-udhetaret-alergjike-ndaj-tyre/
https://a2news.com/2023/02/08/si-te-dalloni-nese-dy-mace-po-zihen-apo-po-luajne/
https://a2news.com/2023/01/09/mundesi-e-arte-nese-adoptoni-nje-nga-keto-tre-mace-fitoni-nje-udhetim-falas/

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Ditari nga Loneta Progni