Humb kontrollin dhe përplaset me mjetin e parkuar në Librazhd

Nga A2 CNN
6 Maj 2023, 08:18 | Kronikë

Dy automjete janë përplasur mëngjesin e sotëm në Librazhd. Nga të dhënat paraprake mësohet se njëri prej automjeteve ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një mjet të parkuar në anë të rrugës.

Për pasojë është dëmtuar lehtë drejtuesi ndërsa ka dëme të shumta materiale. Aksidenti ka ndodhur në unazën e qytetit.

A2 CNN Livestream

A2 Business