Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kurorëzohet Mbreti Charles III

Nga A2 CNN
6 Maj 2023, 13:11 | Bota

Në një ceremoni solemne të mbushur me muzikë dhe simbolizëm, Charles III u kurorëzua mbret në Abacinë e Westminster-it. Kurora 360-vjeçare e Shën Eduardit – një simbol i artë i monarkisë – është vendosur në kokën e Charles III, për vetëm pak minuta, nën thirrjet “Zot, ruaje Mbretin”.

Ky ishte momenti më historik i një ceremonie që daton 1 mijë vjet më parë dhe që nisi me procesionin nga Buckingham Palace drejt Abacisë së Westminster-it. Charles III dhe bashkëshortja Camilla udhëtuan e karrocën e krijuar në 2014-n për Jubileun e Diamantë të nënës së tij, Mbretëreshës Elizabeta, mes ovacioneve të qindra mijëra qytetarëve që kishin dalë në rrugë, në Londrën e blinduar nga policia.

Shërbesa e drejtuar nga Arqipeshkvi i Canterbury-t, në prani të rreth 2200 të ftuarve, mes të cilëve krerë shtetesh dhe pjesëtarë të familjeve mbretërore në botë, nisi me prezantimin e mbretit dhe betimin se do t’i shërbejë me besnikëri Mbretërisë së Bashkaur dhe Kishës së Anglisë.

Unë Charles, në prani dhe përballë Zotit, deklaroj solemnisht dhe sinqerisht se jam një protestant besnik dhe se gjatë mbajtjes së fronit do t’i shërbej me besnikëri popullit të Britanisë së Madhe, Irlandës së veriut dhe Komonuelthit, duke iu përmbajtur ligjeve të Zotit

Charles III, Mbret i Mbretërisë së Bashkuar

Momenti më i shenjtë i ceremonisë, ai i vajosjes së mbretit të ri, u mbajt larg syve të publikut, ndërsa një pëlhurë e qëndisur me delikatesë e izoloi Charles-in nga audienca. Ky moment nuk u transmetua as gjatë kurorëzimit të Elizabetës.

Më pas atij iu dorëzuan simbolet e monarkisë, rruzulli, skeptrat, unaza dhe shpata e iu vesh gjithashtu manteli i kuq i gjyshit të tij para se të kurorëzohej. Pas tij u kurorëzua edhe bashkëshortja Camilla, në një ceremoni të ngjashme por më të reduktuar.

Trashëgimtari i parë i fronit, Princi William u gjunjëzua para të atit, duke u zotuar për besnikërinë e tij. 

Më pas çifti mbretëror u largua nga abacia me karrocën e artë shtetërore, e ndërtuar në 1760-n, në një procesion të dytë dhe më madhështor drejt “Buckingham Palace”, ku u përfshinë rreth 4 mijë pjesëtarë të forcave të armatosura.

Mbreti dhe Mbretëresha dolën në ballkonin e famshëm të pallatit për një ritual të fundit, atë të përshëndetjes së publikut me dorë. Festa në Britaninë e madhe do të zgjasë dy ditë, por paralelisht pati edhe protesta të grupeve kundër monarkisë, që thërritën slogane, si “ky nuk është mbreti im”.

https://www.youtube.com/watch?v=0kExFKZHQoE
https://youtu.be/SARjeblvS1w

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani