Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kush ishin zonjat me të bardha që shoqëruan Mbretëreshën e re?

Nga A2 CNN
6 Maj 2023, 18:34 | Bota

Ceremonia e kurorëzimit të Charles III dhe Camilla u zhvillua sot, në Westminster Abbey. Në këtë ceremoni tërhoqën vëmendjen dy gra që i qëndruan pranë gjatë gjithë kohës Mbretëreshës së re të Anglisë.

Cilat ishin këto gra? Zonjat e oborrit ishin aty për t'u siguruar që Mbretëresha e re të mund të përmbushte detyrat e saj mbretërore dhe të mbante siç duhet kurorën.

Një nga Zonjat e Oborrit, e njohur më parë si Zonja Shoqëruese, kishte një pamje të ngjashme me Mbretëreshën Camilla. Ngjashmëria vjen për faktin se bëhet fjalë për Annabel Elliot, 74 vjeç, motra e Camilla.

Asistentja tjetër është një shoqe e përjetshme, Lady Landsdowe, 68 vjeç, e martuar me Charles Petty-Fitzmaurice, Markezin e 9-të të Lansdowne.

https://a2news.com/2023/05/06/kurorezohet-mbreti-charles-iii/

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani