Pritja për krerët e shteteve në Londër, Begaj takohet me Mbretin Charles III dhe Princin William

Pritja për krerët e shteteve në Londër, Begaj takohet me Mbretin Charles III dhe Princin William
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj është takuar në Londër me Mbretin Charles III dhe Princin William gjatë pritjes së krerëve të shteteve në ceremonitë e kurorëzimit të tyre në Fronin Mbretëror.
Kreu i shtetit shqiptar është takuar gjithashtu edhe me presidentin e Gjermanisë, Frank-Ëalter Steinmeier, presidentin e Austrisë, Alexander Von der Bellen, presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, presidentin e Hungarisë, Victor Orban, presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin e Australisë, Anthony Albanese, e të ftuar te tjerë.
Presidenca njofton se Begaj në bisedat me ta nënvizoi rolin e Shqipërisë në rajon si faktor paqeje dhe stabiliteti, si dhe shkëmbeu opinione mbi sfidat aktuale me të cilat po përballet rendi botëror dhe vlerat e përbashkëta.