Zgjedhjet parlamentare në Greqi, sondazhi: Demokracia e re 35%, Syriza 27%, komunistët të katërt

Publikuar më: 6/5/2023, ora 10:10
MB SONDAZHET GREQI frame 0 1280x720

Zgjedhjet parlamentare në Greqi, sondazhi: Demokracia e re 35%, Syriza 27%, komunistët të katërt

Publikuar më: 6/5/2023, ora 10:10

Kyriakos Mitsotakis mund të fitojë në zgjedhjet parlamentare të 21 majit në Greqi, sipas një sondazhi të Metron Analysis. Konkretisht, partia Demokracia e Re pritet të triumfojë me 35.4% të votave, ndjekur nga SYRIZA e ish kryeministrit Aleksis Tsipras me 27.7% të preferencave.

Sipas sondazhit, një rritje mund të pësojë PASOK që parashikohet të fitojë rreth 11% të votave më 21 maj, ndërsa Partia Komuniste e Greqisë renditet e katërta me 6.6% të preferencave.

Megjithatë, disa sondazhe të organizuara nga kompani të tjera nxjerrin SYRIZA-n e Tsipras si forcë të parë politike, marrë shkas edhe nga pakënaqësitë e shumta ndaj kryeministrit Mitsotakis për shkak të politikave të gabuara dhe investimeve të vonuara në infrastrukturë.