Berisha: Varfëria nuk ka ardhur nga Zoti, por nga Rama që vjedh çdo ditë

Publikuar më: 7/5/2023, ora 12:19
berisha 5 1280x720 1 1280x720

Berisha: Varfëria nuk ka ardhur nga Zoti, por nga Rama që vjedh çdo ditë

Publikuar më: 7/5/2023, ora 12:19

Nga Berati, ku është ndalesa e radhës, ish kryeministri Sali Berisha kërkoi votën për kandidatin e koalicionit “Bashkë Fitojmë”, Zija Ismailin.

Për Berishën, vota për ta është një votë për rikthimin e demokracisë. Ai hodhi një lumë akuzash në drejtim të kryeministri Edi Rama, duke thënë se ka të gjithë pushtetet në duart e tij, e ndërsa e ka bërë shkaktar kryesor për largimet nga vendi.

Sipas Berishës, Rama ka çuar vendin drejt varfërinë, për pasojë do duhet që të ndëshkohet me votë në 14 maj.

“Nga jugu në veri, po fryn flladi i fitores, po fryn era e ndryshimit, po fryn rikthimi i demokracisë dhe rivendosja e pluralizmit. Ndaj dhe unë sot këtu nga Berati ftoj qytetarët e Beratit dhe mbarë Shqipërisë, me 14 maj të votojnë për veten e tyre. Vota  për veten e tyre në bindjen time më absolute është ajo për ndryshimin e Beratit dhe Shqipërisë.

Është për ju ajo votë, është për qytetarin ajo votë, sepse votoni për rivendosjen e pluralizmit, votoni kundër pushtetit të të gjitha pushteteve në duart e një njeriu, i cili edhe engjëll po të jetë, shndërrohet në djall, pa le kur ka rastisur djall imagjinoni se çfarë bëhet, siç është Edi Rama.

Vota për Zija Ismailin është votë për dinjitetin tuaj, për liritë tuaja. Sot ne jetojmë në një regjim ku çdo pushtet është përqendruar në dorën e një njeriu. Ky është tipari më thelbësor i të gjitha diktaturave. Ky njeri sot nuk ka kampe përqendrimi, skuadra pushkatimi, por ka në dorë darën e tmerrshme të varfërimit të shqiptarëve, duke i vjedhur ata dhe duke i përzënë çdo natë, ditë, javë e muaj nga vendi i tyre.

Ky njeri ka vendosur mbi shqiptarët tiraninë e varfërisë dhe tirania e varfërisë është nga format më të egra të tiranisë. John Kenedi thotë; se njëri nga  3 armiqtë më kryesorë të njeriut është vafëria. I bën thirrje çdo qytetari të Beratit dhe Shqipërisë, a është sot më shumë se 10 vite më parë. Të pyesë veten, pse në këto 8 vite ikën mbi 1 mln shqiptarë nga Shqipëria, pse po boshatisen fshatrat dhe qytetet tona.

Me arsyetim të shëndoshë, kryesorë dhe mbi të gjitha është varfëria, e cila nuk vjen nga Zoti, nga natyra, por vjen nga robi qeveritar që vjedh ditë e natë qytetarët shqiptarë”, tha Berisha.