Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Emergjencë nga zjarret në Kanada, mbi 25 mijë të evakuuar në Alberta, 100 vatra aktive

Nga A2 CNN
7 Maj 2023, 12:29 | Bota

Zjarret janë jashtë kontrollit në pyjet e Albertës në Kanada. Qeveria lokale ka shpallur gjendjen e emergjencës në provincë, ndërsa mbi 25 mijë persona janë detyruar të evakuohen.

“Bëhet fjalë për një krizë të paprecedentë”, shprehen zyrtarët lokalë, ndërsa konfirmojnë se numri i vatrave aktive sa vjen e shtohet. Bëhet fjalë për mbi 100 të tilla, prej të cilave 36 janë totalisht jashtë kontrollit.

Autoritetet u kanë kërkuara mijëra personave që të jenë gati për të lënë shtëpitë në çdo moment. Shkaku i zjarreve në pyje lidhet kryesisht me temperaturat shumë të nxehta të pranverës që janë ndërthurur dhe me shumë pemë të thata. Rreth 122 mijë hektarë janë shkrumbuar deri më tani. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë