Arsyeja pse sulltanët osmanë pozonin gjithmonë anash

Publikuar më: 8/5/2023, ora 18:37

Arsyeja pse sulltanët osmanë pozonin gjithmonë anash

Publikuar më: 8/5/2023, ora 18:37

Përgjatë historisë janë realizuar shumë piktura dhe vepra të tjera arti të sulltanëve të Perandorisë Osmane, për të përjetësuar portretet e njerëzve që dikur konsideroheshin si më të fuqishmit në botë.

Por të gjitha këto vepra kanë një veçanti, sulltanët pozonin gjithmonë anash. Një “stil” që me sa duket e kanë kopjuar nga antikiteti, pasi një prej personazheve më të hershëm të historisë që pozonin anash ishte Jul Cezari, diktatori që i dha fund Republikës dhe ndihmoi në krijimin e Perandorisë Romake.

Por, pse preferonin këtë lloj pozimi?

Arsyeja për këtë është se pushtetarët donin të tregonin hundën e tyre. Sipas perceptimit të asaj kohe, sundimtari i cili kishte hundë të harkuar, mendohej se vinte nga një racë fisnike.

Madje shumë e cilësonin si hundë romake dhe e krahasonin me shqiponjën, sqepi i të cilës është i harkuar. Prandaj, në Perandorinë Osmane, hunda turke konsiderohej diçka me vlerë.