Majmuni “ngacmues”, reagojnë animalistët: Po shfrytëzohet dhe poshtërohet

Nga A2 CNN
8 Maj 2023, 17:49 | Lifestyle

Orangutangu Nhong po tërheq me qindra turistë në Safari World në Bangkok, Tajlandë, ndërsa videot e tij janë bërë virale në rrjetet sociale.

Shumë turistë shkojnë në kopshtin zoologjik vetëm për të takuar majmunin e famshëm, miqësor dhe ngacmues. Turistët bëjnë foto me të, ndërsa majmuni i përfaqëson e puth ata.

Megjithatë, grupe që mbrojnë të drejtat e kafshëve kanë reaguar, si PETA, duke thënë se majmuni po shfrytëzohet dhe po poshtërohet me mënyrën sesi është duke u trajtuar në atë kopsht zoologjik.

Pavarësisht këtyre reagimeve, turistët janë shprehur se orangutangu është shumë i dashur me ata. “Nhong është gjithmonë miqësor me ne. Ai është i pastër dhe trajtohet mirë aty. Unë nuk e mendoj se ka ndonjë problem”, shprehet një turiste që ka realizuar foto me orangutangun.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu