Përleshen turqit në Amsterdam, shkak zgjedhjet e 14 majit

Nga A2 CNN
8 Maj 2023, 18:31 | Bota
Përleshen turqit në Amsterdam, shkak zgjedhjet e 14 majit

Policisë holandeze iu desh të ndërhynte mbrëmjen e së dielës në një ambient në Amsterdam ku po zhvillohej procesi i votimit të diasporës turke për zgjedhjet presidenciale të 14 majit.

Në një deklaratë për shtyp, policia bëri me dije se dhjetëra efektivë u angazhuan në qendrën e ekspozitave Rai në kryeqytet, pas njoftimit për dhunë nga organizatorët e procesit të zgjedhjeve turke.

Në sherrin masiv ishin përfshirë rreth 300 persona, 2 prej të cilëve mbetën të plagosur, teksa policia njofton se nuk ka bërë asnjë arrestim.

Zgjedhjet presidenciale në Turqi do të zhvillohen më 14 maj, me një mundësi shumë të madhe që të ketë dhe një raund të dytë në 20 maj. Por diaspora, ashtu si edhe në zgjedhjet e tjera ka nisur të votojë më herët.

Këto zgjedhje konsiderohen si sfida më e madhe për Erdogan dhe vota e 3.7 milionë turqve që jetojnë jashtë vendit shihet si tepër thelbësore.

A2 CNN Livestream

A2 Business