Protestë kundër dhunës në Serbi pas dy masakrave me armë

Publikuar më: 8/5/2023, ora 21:32
Screenshot 3 6 1280x695

Protestë kundër dhunës në Serbi pas dy masakrave me armë

Publikuar më: 8/5/2023, ora 21:32

Mijëra persona morën pjesë në një protestë të madhe kundër dhunës që u mbajt në Beograd, pas dy masakrave me armë zjarri ku humbën jetën 17 persona, e u plagosën shumë të tjerë.

Protestuesit parakaluan në rrugët kryesore të kryeqytetit serb dhe u ndalën në sheshin kryesor me një pankartë të madhe në duar ku shkruhej “Serbia kundër dhunës”.

Javën e kaluar një nxënës 14 vjeçar hyrë në një shkollë fillore dhe vrau tetë nxënës dhe një roje sigurie me armën e babait, ndërkohë që dy ditë më vonë një 21 vjeçar duke vrau 8 veta dhe plagosi 14 të tjerë në Serbinë qendrore.

Protestuesit kërkuan gjithashtu dorëheqjen e ministrit të brendshëm Bratislav Gashiç, drejtorit të Agjencisë shtetërore të sigurisë, Aleksandar Vulin, shkarkimin e Komitetit Rregullator të Qeverisë për Median Elektronike dhe një seancë të jashtëzakonshme parlamentare.