Vendoret e 14 majit, përballja e kandidatëve për Qarkun e Lezhës

Publikuar më: 8/5/2023, ora 20:54

Vendoret e 14 majit, përballja e kandidatëve për Qarkun e Lezhës

Publikuar më: 8/5/2023, ora 20:54

Qarku i Lezhës, me një sipërfaqe prej 1619 kilometra katrorë ndodhet në pjesën veriperëndimore të Shqipërisë. Ai kufizohet në veri me Shkodrën, në verilindje me Kukësin, në lindje me Dibren, në jug me Durrësin dhe në perëndim laget nga deti Adriatik.

Pas ndarjes së re territoriale, qarku ka në administrim tri bashki, Lezhën, Kurbinin dhe Mirditën, si dhe 21 njësi administrative.

Larmia e relievit dhe klimës krijojnë kushte të favorshme për gjallesën e një shumëllojshmërie të florës dhe faunën tokësore dhe ujore, të egra dhe të buta.

Të gjithë këto pasuri natyrore i japin mundësi kësaj zone të jetë një atraksion turistik, por pavarësisht mundësive të shumta, Lezha është qarku me shkallën më të lartë të papunësisë në rang vendi.

Bashkia kryesore, ajo e Lezhës, vetëm 55 kilometra larg nga kryeqyteti. Me një pasuri ujore, me lumin e Drini, i cili kalon nëpër qytet dhe derdhet në Adriatik. Bregdet, i cili i ka mundësuar një vijë bregdetare dhe të ardhur me turizmin në Shëngjin, zona e mbrojtur Kune-Vain, e vendosur në dy anë të grykëderdhjes së Drinit, është një sistem ligatinash, ku përfshihen laguna e këneta.

Gjergj Fishta shkruante për Lezhën: Qielli kaltër, toka e blerë, Njeti dimën, këtu pranverë”. Një natyrë dhe histori, me kalanë e qytetit të vjetër Lisus, që ngrihet mbi qytetin aktual, kanë frymëzuar edhe bijtë e kësaj zone. Por gjatë vizitës tonë në Kalanë e Lezhës, ajo na priti e vetmuar për ditën me diell, që më pas të vetmit që kishin menduar t’i bënin një vizitë ishte një çift nga Kosova, që jetonin në Zvicër.

Vendvarrimi i Skënderbeut, i ndërtuar mbi kishën e Shën Kollit, aty ku në vitin 1468 u varros Gjergj Kastrioti Skënderbeu, është një pikë turistike joshëse për turistët e huaj. Historia e heroit tonë kombëtar, nga mbajtja e Kuvendit të Lezhës në vitin 1444 deri te vdekja e tij, ka joshur këtë qytetarë dhe familjen e tij nga Arizona me familjen e tij. “Unë vij nga Arizona. Unë e kam gruan nga Shqipëria, por këtë radhë solla familjen time nga Arizona. Ne ishim në Shkodër dhe djemtë na sugjeruan që të vinim në Lezhë për të parë memorialin e heroit tuaj kombëtar. Duhet të them që kjo është hera e parë, kam qenë më herë, por vetëm për 5-10 minuta. Ky është ndalimi i parë . Nuk e kam parë ende të gjithën, por vendi juaj është shumë i bukur”, thotë ai.

Ndërsa turistët shkojnë e vijnë, banorët e kësaj bashkia kanë më shumë kërkesa nga politika që ata të kenë mundësi të jetojnë çdo ditë në qytetin e tyre.

Lezha, vendlindja e At Zef Pllumit, klerikut me kontribute të çmuara, sot është kthyer në një qëllim elektoral për politikën. Të majtët e Partisë Socialistët synojnë të mos lëshojnë Bashkinë e Lezhës të fituar në 2019 me ish-deputetin Pjerin Ndreun, emër që në vendoret e 14 majit duan ta rikonfirmojnë. Ndërsa koalicioni opozitar i dyshes Berisha-Meta duan ta rikthejnë Lezhën nën administrimin e demokratëve me kandidatin e Pashk Gjonit. Ndërsa mazhoranca dhe opozita kërkojnë pushtet, qytetarët duan në karrigen e kryetarit të bashkisë të kenë politikanin më të mirë.

Edhe në dy bashkitë e tjera, gara është e fortë mes socialistëve dhe demokratëve, në Kurbin, PS do të mbajë me çdo kusht këtë bashki, edhe me investimet e qeverisë turke të Erdogan, duke rikonfirmuar kryebashkiaken e 2019, Majlinda Cara. Për këtë bashki, Berisha ka vendosur Behar Haxhiun, si kandidatin që mund t’ua kthejë demokratëve qytetin.

Mirdita, si një bashki me tendencë e votës së majtë, Edi Rama i ka besuar për të tretën herë radhazi Ndrec Dedajt, ndërsa koalicioni opozitar “Bashkë Fitojmë”, në 14 maji, garon me Albert Melyshin.