Zgjedhjet e 14 majit në Berat, Rama: Fushata e parë që nuk flasim për ujë të pijshëm

Publikuar më: 8/5/2023, ora 19:21
SINKRON RAMA BERAT frame 765 1280x720

Zgjedhjet e 14 majit në Berat, Rama: Fushata e parë që nuk flasim për ujë të pijshëm

Publikuar më: 8/5/2023, ora 19:21

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama mbylli fushatën elektorale në qarkun e Beratit.

Sipas kreut të qeverisë, për herë të parë në një fushatë elektorale nuk po premtohet më uji i pijshëm pasi ky fenomen është pothuajse i zgjidhur nga kryebashkiakë socialistë.

“Kjo është fushata e parë në kujtesën time ku ne nuk flasim, por mesa kam mundur të dëgjoj, askush nuk flet më për ujë të pijshëm. Sepse ne e kemi bërë realitet ujin e pijshëm 24 orë në pjesën më të madhe. E di që ka disa pika të caktuara që kanë nevojë, por puna më e madhe është bërë dhe është vetëm çështje kohe për ta përmbyllur. Në gjithë Shqipërinë mbulojmë më shumë territor me ujë të pijshëm”, tha mes të tjerash Rama.